25 Dhe Perėndia bėri egėrsirat e tokės sipas llojit tė tyre, kafshėt simbas llojit tė tyre dhe tė gjithė rrėshqanorėt e tokės simbas llojit tė tyre. Dhe Perėndia e pa qė kjo ishte mirė.
26 Pastaj Perėndia tha: "Ta bėjmė njeriun sipas shėmbėlltyrės sonė dhe nė ngjasim me ne, dhe tė ushtrojė sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtė e qiellit, mbi kafshėt e mbi gjithė tokėn, mbi rrėshqanorėt qė zvarriten mbi dhe".
27 Kėshtu Perėndia krijoi njeriun simbas shėmbėlltyrės sė vet, simbas shėmbėlltyrės sė Perėndisė; Ai krijoi mashkullin e femrėn.
28 Dhe Perėndia i bekoi; dhe Perėndia u tha atyre: "Tė jeni tė frytshėm dhe shumėzohuni, mbushni tokėn e nėnshtrojeni, e sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtė e qiellit dhe mbi ēdo qenie qė lėviz mbi tokė".
29 Dhe Perėndia tha: "Ja unė po ju jap ēdo bar qė lėshon farė mbi sipėrfaqen e mbarė tokės dhe ēdo pemė tė ketė fruta qė pėrmbajnė farė; kjo do t`ju shėrbejė si ushqim.
30 Dhe ēdo kafshe tė tokės, ēdo zogu tė qiellit dhe ēdo gjėje qė lėviz mbi tokė dhe ka nė vetvete njė frymė jete, unė i jap ēdo bar tė gjelbėr si ushqim". Dhe kėshtu u bė.
31 Atėherė Perėndia shikoi tė gjitha ato qė kishte bėrė, dhe ja, ishte shumė mirė. Kėshtu erdhi mbrėmja dhe pastaj erdhi mėngjesi: dita e gjashtė.