1 Nė fillim Perėndia krijoi qiejt dhe tokėn.
2 Toka ishte pa trajtė, e zbrazėt dhe errėsira mbulonte sipėrfaqen e humnerės; dhe Fryma e Perėndisė fluturonte mbi sipėrfaqen e ujėrave.
3 Pastaj Perėndia tha: "U bėftė drita!". Dhe drita u bė.
4 Dhe Perėndia pa qė drita ishte e mirė; dhe Perėndia e ndau dritėn nga errėsira.
5 Dhe Perėndia e quajti dritėn "ditė" dhe errėsirėn "natė". Kėshtu erdhi mbrėmja e pastaj erdhi mėngjesi: dita e parė.
6 Pastaj Perėndia tha: "Le tė jetė njė kupė qiellore mes ujėrave, qė t`i ndajė ujėrat nga ujėrat".
7 Dhe Perėndia krijoi kupėn qiellore dhe ndau ujėrat qė ishin poshtė saj nga ujėrat qė ishin sipėr saj. Dhe kėshtu u bė.
8 Dhe Perėndia e quajti kupėn qiellore "qiell". Kėshtu erdhi mbrėmja, pastaj erdhi mėngjesi: dita e dytė.
9 Pastaj Perėndia tha: "Ujėrat qė janė nėn qiellin tė grumbullohen nė njė vend tė vetėm dhe tė shfaqet tera". Dhe kėshtu u bė.
10 Dhe Perėndia e quajti terėn "tokė" dhe grumbullimin e ujėrave "detė". Dhe Perėndia pa qė kjo ishte mirė.
11 Pastaj Perėndia tha: "Tė mbijė toka gjelbėrimin, barėrat tė nxjerrin farė dhe drurėt frutore tė japin nė tokė njė frut qė tė pėrmbajė farėn e tij, secili simbas llojit tė tij". Dhe kėshtu u bė.
12 Dhe toka prodhoi gjelbėrim, barėra qė e bėnin farėn simbas llojit tė tyre dhe drurė qė mbanin fruta me farėn e tyre brenda, secili simbas llojit tė vet. Dhe Perėndia e pa se kjo ishte mirė.